Skuadra e F.K. Kukësit ka mbyllur fazën përgatitore në Ohër të Maqedonisë dhe gjatë ditës së djeshme është kthyer në Shqipëri. Ekipi nën drejtimin e stafit teknik ka zhvilluar përgatitje rigoroze dhe mjaft të forta. Gjendja e lojtarëve pas kësaj faze përgatitore duket mjaft optimale dhe i ka shërbyer atyre për të rritur nivelin fizik dhe të njihen më mirë me ekipin.
Për 13 ditë, skuadra ka zhvilluar stërvitje intensive dhe ka pasur kohë të mjaftueshme për të përthithur edhe filozofinë e punës së trajnerit Ernest Gjoka. Lojtarët në më të shumtën e ditëve janë stërvitur me nga dy seanca.
F.K. Kukësi gjatë kësaj faze përgatitore ka zhvilluar edhe dy ndeshje miqësore, me Korabin dhe Strugën. Ndaj Korabit ka humbur minimalisht me rezultatin 1-0, ndërsa ndaj Strugës ka fituar me rezultatin 2-0.
Me kthimin në Shqipëri, skuadra do të vazhdojë stërvitjet për t\’u përgatitur për Superkupën e Shqipërisë.
#ForcaKukësi #Nebesojmë