cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

F.K. Kukësi fiton miqësoren me FK Strugën

  • August 18, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 35 Views

F.K. Kukësi – FK Struga 2-0

E enjte, 18 gusht 2016, Ohër, Maqedoni

Golashënues: Greca, Lena

F.K. Kukësi:  Koliçi, Hallaçi, Arbri, Shameti, Alla, Hasani, Dvornekoviç, Musolli, Guri, Karioka, Pejiç. (U aktivizuan: Koci, Pashaj, Cema, Rangal, Lena, Greca, Dema, Imami, Memini, Jonuzi, Dida, Sadiku)

 Tr. Ernest Gjoka.

Skuadra e F.K. Kukësi ka zhvilluar një miqësore me ekipin e FK Strugës gjatë ditës së sotme. Skuadra verilindore ka fituar me rezultatin 2-0. Ndeshja është zhvilluar nën reshjet e lehta të shiut. Verilindorët kanë qenë dukshëm dominant në lojën e tyre. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin e bardhë 0 me 0, pasi skuadra nuk ka arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Pjesën e dytë, F.K. Kukësi e ka nisur përsëri në sulm. Lojtarët kanë gjenë më kërkues në portën e skuadrës kundërshtare dhe kanë arritur të shënojnë golin e parë me Grecën. Pavarësisht  avantazhit ekipi nuk ka ndalur ofensiven duke sulmuar përsëri në kërkim të golit të dytë. Presioni i lartë në gjysmëfushën kundërshtare ka bërë që skuadra të fitojë një 11-m të shndërruar në gol nga mesfushori Lena. Me rezultatin 2-0 ka mbaruar ky test miqësor.

Presidenti Safet Gjici ka ndjekur nga afër fitoren e skuadrës në këtë test miqësor. Numri një i klubit ka përgëzuar lojtarët për fitoren dhe i ka dhënë edhe mbështetjen e tij për ndeshjen finale të Superkupës së Shqipërisë.

E veçanta: Një ndër gjërat pikante të këtij testi miqësor ka qenë treshja e gjykimit. Të 3 arbitrat kanë qenë femra dhe vetëm  arbitri i katërt ka qenë mashkull.

 

 

\"1\" \"4\" \"9\" \"3\" \"7\" \"5\" \"8\" \"2\"

\"1\" \"2\" \"3\" \"4\" \"5\" \"7\" \"8\" \"9\" \"10\" \"11\" \"12\" \"13\" \"14\" \"15\" \"16\"

\"6\"

 

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.