Faza përgatitore në Ohër të Maqedonisë po vijon me ritëm të lartë. Ekipi po stërvitet me 2 seanca në ditë. Në seancën e paradites, skuadra nën drejtimin e stafit teknik i ka zhvilluar përgatitjet në palestër. Lojtarët janë duke marrë përgatitjen e duhur fizike.
Asnjë nga futbollistët nuk shfaq probleme shëndetësore dhe trajneri Ernest Gjoka i ka të gjithë në gadishmëri.