cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Dema: Jam i kënaqur te F.K. Kukësi

  • August 6, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 29 Views

Lojtari i ardhur në merkaton e verës, Bekim Dema, në një prononcim për sajtin e klubit shprehet mjaft i lumtur për këtë aventurë të tij me verilindoret dhe tregon se dëshiron të mbetet gjatë këtu. 

\”Jam i kënaqur me këtë fillim eksperience këtu te F.K. Kukësi. Të gjithë në klub më kanë pritur shumë mirë dhe i falenderoj. Presidenti, drejtori dhe trajneri më kanë mbështetur dhe ma kanë bërë më të thjeshtë ambientimin. Po stërvitemi fort çdo ditë, pasi duam që të realizojmë objektivat e klubit. Nesër nisemi për Ohër dhe mendoj se është një mundësi shumë e mirë për të rritur nivelin tonë dhe për të arritur formën maksimale. Dua të mbes gjatë në këtë skuadër dhe jo të jem kalimtar\”, – shprehet Bekim Dema.

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.