Të dy futbollistët kanë nënshkruar ditën e sotme kontrata profesioniste me F.K. Kukësin. I pari luan si qendërmbrojtës, ndërsa i dyti si sulmues.
Dida është një produkt i akademisë së F.K. Kukësit, pasi ka qenë edhe pjesë e skaudrës U-19 ku u shpall edhe kampion për Kategorinë e parë duke qenë një ndër lojtarët që ka kontribuar më tepër.
Sadiku ka qenë pjesë e Partizanit U-19, ndërsa tani ka zgjedhur për të vazhduar karrierën te skuadra verilindore.
\”Jam shumë i lumtur që jam bashkuar me ekipin e F.K. Kukësit. Kjo ka qenë ëndrra ime më e madhe\”, – shprehet Dida.
\”Më vjen mirë që u bashkova me një ekip të rëndësishëm si Kukësi. Shpresoj të bëj më të mirën dhe falenderoj drejtuesit për besimin\”, – shprehet Sadiku.
Klubi i uron suksese të dy futbollistëve 19-vjeçarë!
#ForcaKukësi #Nebesojmë