cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Dervishi: Bashkë ia dalim, presim edhe \”qershinë mbi tortë\”

  • August 5, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 26 Views

Drejtori i Përgjithshëm i F.K. Kukësit, Dritan Dervishi, ka dalë në një konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme. Zyrtari i verlindorëve i ka dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve të gazetarëve dhe ka sqaruar edhe ato \”çështje\” që janë konsideruar si të \”nxehta\”.

\”Sot kam dalë në këtë konferencë shtypi që të sqaroj tifozët kuksianë dhe opinionin sportiv në lidhje me disa çështje që janë përfolur në media ku janë thënë edhe shumë të pavërteta. Të gjithë lojtarët që janë në kontratë nuk mund të kontaktohen nga ekipet e tjera\”.

Malota – \”E falenderojmë  Renato Maloten për kontributin e tij te skuadra e F.K. Kukësit, por ato që ka thënë ai janë të paverteta. Mbrojtësi është thirrur nga presidenti Safet Gjici për të diskutuar mbi kontratën e re dhe palët nuk kanë rënë dakort mes tyre. E pranoj se lojtari nuk ka qenë pjesë e planeve të stafit teknik. Atij i ka mbaruar kontrata dhe tashmë është një lojtar i lirë. E falenderojmë edhe njëherë për kontributin e tij\”.

Mici – \”Sapo kam mbyllur telefonaten me të dhe lojtari më tha se nuk kam shkruajtur asgjë në Facebook dhe akuzat ndaj klubit nuk kanë qenë të tijat. Nuk ka një \”çështje\” Mici, pasi ka kontratë me F.K. Kukësin. Nuk është mirë ta them se jam drejtor, por është një ndër futbollistët që preferoj më tepër. Shpresoj që këto mos marrëveshje të vogla që i ka çdo shtëpi të zgjidhen sa më shpejt\”.

F.K. Kukësi – \”Klubet  e tjera nuk duhet që të kontakojnë me lojtarët tanë, pasi janë nën kontratë. Presidenti Safet Gjici është mjaft i përkushtuar dhe i ka të gjitha aftësitë edhe financiare që t\’i mbajë të gjithë futbollistët\”.

Merkato – \”Skuadra e F.K. Kukësi do të bëjë edhe ndonjë surprizë në merkato. Mund të bëjmë edhe ndonjë  afrim të madh në mometet e fundit. Gjici ka treguar që di të bëjë ndonjë goditje të fundit si \”qershia mbi tortë\”.

Tifozët– \”I them tifozëve të kenë durim dhe të besojnë te projekti i klubit. Bashkë mund të ia dalim\”.

\"dritan

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.