Skuadra e F.K. Kukësit nuk ndalet në merkato. Afrimi më i fundit është ai i Nijaz Lenes. Futbollisti ka arritur marrëveshjen me klubin dhe tashmë është edhe zyrtarisht lojtari më i ri i verilindorëve.
Mesfushori ka pranuar kushtet e ofruara nga klubi dhe ka firmosur kontratën gjatë ditës së sotme. Shqiptari i Maqedonisë ka mjaft eksperiencë dhe është një afrim mjaft i goditur. Lena ka luajtur për skuadrën e Tetutës gjatë sezonit të shkuar, por ka mbajtur veshur për një kohë të gjatë edhe fanellën e Flamurtarit.
Futbollisti do të dalë në stërvitje gjatë ditës së sotme me klubin.