Klubi i F.K. Kukësit ka realizuar një mbledhje shumë të rëndësishme për ekipet e moshave. Presidenti Safet Gjici dhe Drejtori i Përgjithshëm Dritan Dervishi kanë qenë personalisht pjesëmarrës në këtë takim për të vendosur edhe objektivat për të rinjtë e skuadrës verilindore.
Pjesëmarrës kanë qenë edhe dy trajnerët e të rinjve Agim Belajn për ekipin U-17 dhe Gezim Shehu për skuadrën U-19. Të dy trajnerët kanë paraqitur objektivat e tyre dhe kanë marrë gadishmërinë e presidentit për t\’i plotësuar.
Të dy skuadrat do të luajnë këtë vit në Superiore dhe kanë objektivat e tyre në këtë sezon. Nesër fillon edhe stërvitja e të dy ekipeve të moshave.