Sulmuesi i F.K. Kukësit, Izair Emini, ka dhënë një intervistë për sajtin e klubit për të qartësuar të ardhmen e tij dhe për t\’i dhënë fund njëherë e mirë zërave të merkatos. Shqiptari i Maqedonisë është shumë i lumtur që është pjesë e skuadrës verilindore dhe ndihet pjesë e rëndësishme e projektit të skuadrës.
Merkato – \”Kam dëgjuar dhe lexuar në gazeta se jam në diksutime me klube të caktuara dhe konkretisht Tiranën. Dua që të sqaroj të gjithë tifozët e klubit se unë nuk kam asgjë konkrete dhe nuk e mendoj largimin nga F.K. Kukësi. Jam shumë i lumtur këtu dhe ndihem mjaft i vlerësuar. Me këtë intervistë dua që t\’i jap fund njëherë e mirë këtyre zërave që nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se shpifin në emrin tim\”.
Ekipi – \”Jam i kënaqur që jam pjesë e një prej klubeve më të mira në Shqipëri dhe jam i fokusuar vetëm te arritja e objektivave. Falenderoj presidentin Safet Gjici për besimin që më ka dhënë sepse më konsideron si një lojtar të rëndësishëm të ekipit\”.