Ekipi i F.K. Kukësit nuk ndalon përgatitjet. Skuadra me fillimin e javës ka marrë planin e ri stërvitor që është mjaft i ngarkuar. Trajneri Ernest Gjoka do të punojë me dy seanca stërvitore. Në mëngjes skuadra do të ketë përgatitje force, ndërsa pasdite do të stërvitet në fushë të madhe.
Futbollistët gjatë paradites po punojnë në palestër. Skuadra është ndarë në dy grupe dhe po punon me orare të ndryshme.