Klubi i Kukësit tashmë është një realitet në futbollin shqiptar. Përveç skuadrës së parë presidenti Safet Gjici po investon edhe me moshat dhe me ekipin B duke ndërtuar një plan afatgjatë dhe duke ngritur themele të forta.
Ekipi B ka filluar punën po ashtu si ekipi i parë. Kjo skuadër është pjesëmarrëse në Kategorinë e Dytë dhe synon ngjitjen në të parën. Kukësi B është një trampolinë e mirë edhe për futbollistët që nuk gjejnë shumë hapësira te skuadra e parë.