Skuadra e F.K. Kukësit ka bërë një goditje të madhe në merkaton e verës. Ekipi verilindor ka kthyer në ekip bomberin kroat Pero Pejiç. Futbollisti rikthehet në Kukës, pas një viti të luajtur në Iran ku ka qenë pjesë e Esteghlal.
Kroati është padyshim një ndër lojtarët më kualitativ të ardhur ndonjëherë në Shqipëri dhe ka treguar vlera të padiskutueshme duke qenë për vite me radhë si golashënues. Në sezonin 2014-2015, ai luajti për Kukësin dhe shënoi 31 gola në 35 ndeshje në kampionat dhe 4 gola në 5 ndeshje në Kupën e Republikës. Sulmuesi shënoi edhe 3 gola në 4 takime në Europa League duke e mbyllur sezonin me ekipin e F.K. Kukësit në kuotën e 38 golave.
Afrimi i Pejiçit te skuadra e F.K. kukësit është padyshim një ndër përforcimet më të mira për këtë sezon. Lojtari ka gjetur dashamirësinë dhe mikëpritjen e presidentit dhe organeve drejtuese të klubit.
#ForcaKukësi #Nebesojmë