cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Gjoka: Besoj se do të shkojmë larg

  • July 29, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 76 Views

Trajneri i F.K. Kukësit, Ernest Gjoka, ka marrë fjalën pas presidentit duke bërë prezantimin e parë me lojtarët. Tekniku ka qenë shumë dashamirës dhe ka shpërndarë pozitivitet. 

\”Besoj dhe uroj se do të jetë një sezon i mbarë dhe i suksesshëm. Kemi disa objektiva për të realizuar dhe arritja e tyre është motivim kryesor për ne. Jam shumë dakort me presidentin Safet Gjici, pasi edhe unë jam për bashkëpunim dhe harmoninë në grup. Duhet ta fiksojmë se grupi është çelësi i suksesit për çdo ekip. Duhet të punojmë shumë në stërvitje dhe të bëjmë maksimumin, pasi me punë përmbushet çdo objektiv. Na shkoftë mbarë\”.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.