cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Aldo Teqja nënshkruan me klubin

  • July 29, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 32 Views

Ekipi i F.K. Kukësit ka bërë edhe një afrim zyrtar. Aldo Teqja ka hedhur firmën mbi kontratë duke u bërë edhe zyrtarisht pjesë e klubit. Ai ka firmosur për një vit me të drejtë rinovimi me skuadrën. Portieri është stërvitur prej disa kohësh me skuadrën verilindore, por tashmë ka ardhur edhe momenti kyç.
I riu është padyshim një ndër \”gardianët\” shqiptarë me më shumë të ardhme. Teqja ka qenë i grumbulluar rregullisht me ekipet e moshave të kombëtares shqiptare. Ky afrim tregon edhe njëherë përkrahjen e talenteve nga skuadra e Kukësit dhe rëndësinë që i kanë kushtuar drejtuesit zhvillimit të tyre.

Mirë se vjen Teqja!

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.