cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Gjoka: \”Makineria\” Kukës do të shkojë larg!

  • July 28, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 78 Views

Trajneri Ernest Gjoka ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit, ku ka folur rreth atmosferës që ka gjetur në ekip, merkaton dhe objektivin që kanë kuksianët në këtë sezon.

– Keni pak ditë që keni marrë drejtimin e ekipit, çfarë atmosfere keni gjetur në klub?
– Kam gjetur një atmosferë shumë mikpritëse, nga presidenti e deri tek i gjithë stafi. Kjo gjë më krijon një ndjenjë shumë pozitive.
– A jeni ambientuar me klubin dhe stafin?
– Po, jam i ambientuar plotësisht, saqë më duket sikur kam shumë kohë te Kukësi.
Keni vendosur piketat se ku do të ndryshojë ekipi dhe a i keni përcaktuar afrimet që do të bëni në merkato?
– Sigurisht që së bashku me stafin drejtues po punojmë shumë për të bërë disa afrime cilësore për t’ja bashkëngjitur grupit ekzistues, por për momentin nuk mund të jap detaje.
Sa larg mendoni se do të shkojë Kukësi këtë sezon?
– Një herë dua të kolaudoj grupin dhe mbasi ta ndërtojmë siç duhet do ta themi se sa larg. Një gjë duhet të dinë të gjithë; që “makineria Kukësi” do të jetë një “makineri e rëndë” për të shkuar sa më lart e sa më larg. – A është fitimi i Superkupës objektivi i parë i Kukësit?
– Pse jo. Në futboll për trofe luhet dhe duhet të bëjmë çdo sakrificë për t’ia arritur qëllimit.
– Një përshëndetje për tifozët kuksianë…
– E para i falënderoj shumë për dashamirësinë që treguan në momentin e prezantimit tim, por ju them me bindje të plotë që unë do të bëj çdo sakrificë që ekipi i tyre i zemrës të jetë një ekip fitues, që tifozët tanë të ndihen shumë krenar dhe të respektuar. Jam besimplotë që sivjet po të jemi çdo çast një ekip, një fjalë, një tifozëri, do t’ia dalim të arrijmë objektivat madhorë që kemi.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.