F.K. Kukësi dhe trajneri Hasan Lika kanë ndërprerë marrëdhëniet mes tyre. Presidenti dhe ish-trajneri kanë mbyllur bashkëpunimin mes tyre duke shtrënguar duart dhe duke i uruar njëri-tjetrit më të mirën.
Klubi nuk ka humbur kohë dhe ka filluar menjëherë punë për gjetjen e një trajneri të ri dhe ka arritur marrëveshjen me Ernest Gjokën. Ai do të prezantohet sot në orën 15:00, në zyrat e klubit.
I urojmë suksese në detyrën e re!