Skuadra e Kukësit i është drejtuar qytetit të Elbasanit gjatë paradites së sotme. Lojtarët dhe stafi teknik janë nisur me autobusin e klubit dhe do të akomodohen në një nga hotelet e qytetit.
Ata do të zhvillojnë edhe seancën e fundit stërvitore në stadiumin \”Elbasan Arena\” dhe do të presin ndeshjen e nesërme që është e një rëndësie të veçantë.