cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Humbje me dinjitet, 90 minuta të tjera shprese!

  • July 14, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 29 Views

Austria Vjenë – Kukësi 1-0

Shënues: Felipe Pires 23’

Austria Vjenë: Haxhikiç, Filipoviç, Kayode, Venuto, Serbest, Prokop (Kvasina 69’), Stryger Larsen, Holzhauser, Martshinko, Rotpuller, Felipe Pires (De Paula 85’). Trajner: T. Finks

Kukësi: Koliçi, Shameti, Malota, Hallaçi, Mici, Lilaj, Karioka (Emini 73’), Latifi, Musolli, Rangel (Guri 70’), Fukui (Dvornekoviç 81’). Trajner: H. Lika

Kartonë të verdhë: Rotpuller 43’, Martshinko 83’ / Latifi 45’, Shameti 87’

Ka përfunduar ndeshja e parë në mes të Austrisë së Vjenës dhe F.K. Kukësit e vlefshme për turin e dytë të Europa Leagues. Skuadra u paraqit mjaft mirë në fushën e lojës duke u përballur si e barabartë me  një ekipi me histori të madhe në futbollin europian.

Rezultati përfundimtar i takimit është 1-0 për austriakët me golin e realizuar nga Pires në minutën e 23-të të takimit. Skuadra e Kukësit pati shanset e veta, pasi në fund të takimit mund të barazonte gjithçka me një rast ideal të Eminit, që nuk arriti të devijonte në rrjetë një top që i doli i vetëm me portën e boshatisur. Sfera u përplas në shtyllën pingule. Rezultati përfundimtar i takimin 1 me 0, por me një lojë të kënaqshme.

Ndeshja e kthimit në \”Elbasan Arena\”, kemi mundësi reale dhe do të luftohet deri në fund për kualifikimin.

#ForcaKukësi

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.