Përfaqësuesit e F.K. Kukësit janë pritur në një drekë zyrtare nga përfaqësuesit e Austrisë së Vjenës. Drejtuesit e ekipit kuksian janë pritur nga ato austriakë në një takim miqësor përpara ndeshjes së mbrëmjes.
Situata mes palëve ka qenë mjaft e mirë dhe nuk kanë munguar as dhuratat e rastit. Natyrisht që objektet e përzgjedhura nga drejtuesit e Kukësit kanë qenë mjaft pikante dhe kanë sjellë një atmosferë mjaft pozitive.
Një ndër risitë e bukura të drekës ishte edhe fjalimi i zv/presidentit të Autrisë së Vjenës në shqip që kishte mësuar rreth 15-20 fjali enkas për këtë drekë.
Takimi i mbrëmjes në mes të Austrisë së Vjenës dhe ekipit kuksian do të jetë një \”Fair-play\” i plotë në mes të dy ekipeve.