Skuadra e Kukësit ka vijuar sot me përgatitjet për ndeshjen ndaj ekipit të Austrisë së Vjenës. Verilindorët i janë drejtuar fushës stërvitore të kompleksit \”Internacional\” në Pezë, rreth orës 19:00.
Pjesë e skuadrës kanë qenë edhe dy afrimet më të fundit Sabien Lilaj dhe Liridon Latifi. Të dy futbollistët janë huazuar nga ekipi i Skënderbeut për Kupat e Europës. Ata do të jenë të gatshëm dhe nën urdhrat e trajnerit Hasan Lika që në takimin e parë.
Gjendja e skuadrës është optimale dhe atmosfera është mjaft pozitive. Seanca e përgatitur ka qenë e një karakteri tekniko-taktik.