Kualifikimi i F.K. Kukësit në Malin e Zi pas fitores me Rudarin në stadiumin e Nikshiqit ka bërë jehonë edhe në mediat malazeze. Gazetarët e vendit fqinj kanë vënë theksin te fakti se skuadra shqiptare ka eliminuar edhe vitin e kaluar skuadrën e Mlladost.
Malazezët e kanë konsideruar Kukësin si \”xhelatin\” e skuadrave malazeze. Në këtë mënyrë skuadra jonë po krijon traditën e saj në kompeticionet europiane duke qenë e njohur edhe përtej Shqipërisë.
”Xhelati i klubeve malazeze”, – është titulli i të përditshmes malazeze Dnevne Novine.