cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Skuadra nuk ndalet, Hasani stërvitje të diferencuar

  • July 3, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 72 Views

Skuadra e Kukësit vazhdon me stërvitjen dhe nuk njeh ditë pushimi. Ekipi nën drejtimin e trajnerit Hasan Lika ka zhvilluar seancën e radhës në kompleksin \”Internacional\”, në Pezë.

Qëllimi i stërvitjes është i qartë, pasi kërkohet që ekipi të jetë në një gjendje sa më të mirë për ndeshjen e kthimit në Mal të Zi. Kukësi kërkon që të arrijë përmbysjen e madhe dhe të kualifikohet në ndeshjen e datës 7 korrik, në stadiumin e Nikshiqit.

Me ekipin është bashkuar edhe Edon Hasani me stërvitje të diferencuara. Shkodrani është në fazën e rikuperimit.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.