
F.K. Kukësi – Rudar 1-1
Skuadra e Kukësit e ka mbyllur në barazim ndeshjen e parë të turit të parë të \”Europa League\”. Verilindorët nuk kanë arritur më shumë se një barazim 1 me 1 në Shqipëri. Goli i Rangelit në minutën e 32-të u zhvlerësua nga penalltia e Radonoviç në minutën e 71-të. Ndeshja ka qenë pa tifozë në stadium për shkak të dënimit të ekipit të Kukësit. Shanset për kualifikimin tashmë janë të barabarta. Ndeshja e kthimit do të luhet në Nikshiq më 7 korrik.
Kukësi: Koliqi, Shameti, Muça (Greca 82\’), Mici, Emini, Kairoka (Guimaraes 75\’), Hallaçi, Rangel, Dvornekoviç (Dema 65\’), Musolli, Malota. Tr. H. Lika.