Skuadra e Kukësit është stërvitur në stadiumin \”Selman Stërmasi\” gjatë ditës së sotme. Ekipi dhe stafi teknik kanë përmbyllur stërvitjet në Tiranë, pasi nesër do të zhvillojnë seancën e fundit në stadiumin \”Elbasan Arena\”.
Ekipi është në gjendje të mirë dhe duket mjaft në formë. Trajneri Hasan Lika ka në dispozicion të gjithë skuadrën.