cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Kukësi nuk ndalet, zyrtarizon përforcimin e radhës

  • June 23, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 95 Views

Polizoi Arbri, mbrojtësi i djathtë beratas i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e Vllaznisë, i është bashkuar tashmë skuadrës së Kukësit me të cilën do të aktivizohet sezonin e ardhshëm.

27 vjecari zhvilloi një sezon mjaft të mirë me Vllazninë deri në momentin e dëmtimit në gju që e detyroi atë të operohej.

Kukësi ishte inetesuar edhe në merkaton e janarit për mbrojtësin, por mbrojtësi ishte nën kontratë me Vllazninë ku u aktivizua në 19 ndeshje si titullar duke shënuar edhe një gol në barazimin 1 – 1 që kuqeblutë morën ndaj Tiranës në stadiumin “Ismail Xhemali”.

Tashmë zyrtarisht merr fund “pista” për të rinovuar me Vllazninë, apo për një kalim te Tirana, pasi ishte Kukësi ai që besoi te lojtari që ndeshjen e fundit me shkodranët e ka luajtur pikërisht ndaj verilindorëve në muajin mars.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.