
Kukësi ka bërë një tjetër lëvizje në merkato, duke u munduar që të plotësojë sa më parë kontingjentin e vet për sezonin e ri, shkruan Panorama Sport.
Pas firmës me Gurin, Arbrin si dhe sulmuesin brazilian Ueverton, verilindorët kanë nënshkruar edhe me një tjetër futbollist të perspektivës.
Bëhet fjalë për portierin e kombëtares U-21 të Shqipërisë, Aldo Teqja, i cili në vitet e kaluara ka qenë pjesë e akademisë së Anorthosis në Qipro.
Atje, ai është stërvitur personalisht nga ish-portieri i kombëtares shqiptare, Arjan Beqaj.