cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Çmendet Kukësi, ja goditja e madhe në këtë merkato

  • June 23, 2016
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 100 Views

Sabien Lilaj padyshim është ndër mesfushorët më të mirë të kampionatit, madje në rolin e tij mund të thuhet se është edhe më i miri, e nëse do të dalësh kampion, duhet të kesh më të mirët.

Këtë do Kukësi, presidenti i të cilit ka deklaruar se do kualifikimin në grupet e Ligës së Europës dhe titullin kampion sezonin e ardhshëm, dhe Lilaj është në dëshirat e tyre.

Sipas “Panorama Sport”, drejtori i Kukësit Dritan Dervishi është takuar me mesfushorin dhe i ka bërë një ofertë, por Lilaj është nën kontratë me Skënderbeun, dhe për ta marrë atë duhet që verilindorët të kontaktojnë me presidentin Takaj.

Realizimi i këtij objektivi duket shumë i vështirë për momentin, ndaj duhet pritur se si do të ndryshojnë situatat në vijim.

Ndërkohë Kukësi pritet të zyrtarizojë mbrojtësin Albi Alla, me të cilin sipas gazetës ka gjetur akordin. Ish­lojtari i Bylisit në gjysmën e dytë të kampionatit të fundit, ishte i huazuar nga Skënderbeu te ballshiotët, por ai ka ndërprerë kontratën me korçarët duke qenë tashmë lojtar i lirë

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.